Nesër zhvillohet parada e LBGTI, publikohet harta me itinerarin

536
Ashtu edhe siç është paralajmëruar, ditën e nesërme do të mbahet parada e LGBT dhe Pro LGBT. Dy organizatat kryesore në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, ditën e nesërme do të zhvillohet Pedalimi i 6 me biçikleta kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.
“Nisja do të jetë përpara Pallatit të Kongreseve, do të vazhdohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën Ismail Qemali (në krah të Kuvendit të Shqipërisë), do të ecet në Bllok përgjatë rrugës Ibrahim Rugova, do të vazhdohet anës lumit Lana deri tek ura e Drejtorisë së Policisë dhe do të kthehemi duke ndjekur të njëjtin itinerar.
Personat që do të marshojnë në këmbë, do të na bashkohen tek ura e Tajvanit (në hyrje të Bllokut), nga ku do të ecim deri në sheshin Nënë Tereza.”, citohet në njoftimin e LBGTI-së.
Sigal