Nesër do të lexoni/ Kontrolli i Lartë i Shtetit: Rritja e efektivitetit të ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve

503
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT 
Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit 
Mekanizmi i ndjekjes së rekomandimeve është një komponent i rëndësishëm i procesit të auditimit, kjo sepse çdo praktikë e auditimit të sektorit publik është e destinuar të sjellë një dështim pa një mekanizëm të follow-up. ISSAI 10, Deklarata e Meksikos e thekson rëndësinë e mekanizmit të follow up për SAI-t. Konkretisht parimi i shtatë i dokumentit që ka titullin “Ekzistenca e mekanizmave efektive të follow-up në rekomandimet e SAI-ve” … Kërkohet nga SAI-t që të kenë mekanizmin e tyre të brendshëm për ndjekjen dhe zbatimin e rekomandimeve për t’u siguruar që njësitë e audituara i kanë vlerësuar dhe adresuar siç duhet rekomandimet e lëna. Po ashtu rëndësia e ndjekjes së rekomandimeve është theksuar edhe në ISSAI 12: “Vlera dhe përfitimet e Institucioneve Supreme të Auditimit duke ndryshuar jetën e qytetarëve”. Në të cilën theksohet që prej SAI-t kërkohet që, jo vetëm të kenë mekanizëm për ndjekjen e rekomandimeve, por edhe të raportojnë në lidhje me zbatimin e këtyre rekomandimeve. Qëllimi i propozimeve është që përmirësimet në procesin e ndjekjes së rekomandimeve të jenë sa më efektive, të rezultojnë në nxjerrjen në pah të përgjegjësve për moszbatimin e tyre si dhe patjen e një rëndësie të veçantë në parandalimin e keqinterpretimit dhe neglizhencës nga ana e subjekteve të audituar, të mos lihet shteg për interpretime ndryshe, eliminimi i shmangies së përgjegjësive dhe zgjatjen në kohë, por të kryhet një proces sa më transparent, eficent dhe efikas….
Auditues 
Almida Kafia 
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal