Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u regjistruan gjithsej në arsimin e lartë 121,352 studentë në të gjitha programet e studimit. Krahasuar me vitin 2021 ky tregues ka shënuar një rënie me rreth 2%. Edhe pse akoma nuk ka shifra zyrtare mbi vitin e ri akademik 2023-2024, sipas njoftimit nga Ministria e Arsimi këtë vit janë ulur në auditore për herë të parë rreth 20 mijë student. Megjithatë le të analizojmë tendencën e regjistrimeve ndër vite për të patur një panoramë sa më të qartë.Referuar të dhënave të INSTAT që nga viti 2016-të, viti i fundit për të cilin disponohen shifra, deri në vitin 2022, tendenca paraqitet rënëse dhe nisur nga ritmi mund të themi se rënia ka qenë progresive. Rreth 96 mijë studentë të programit bachelor regjistroheshin në vitin 2016-të, ndërkohë që në vitin 2022 ky tregues është rreth 71 mijë.Por si paraqiten të dhënat për universitetet private? Sipas të dhënave vërehet një rritje e numrit të regjistrimeve në arsimin e lartë privat që nga viti akademik 2016-2017. Në arsimin e lartë privat janë regjistruar vitin e kaluar 15,793 studentë nga 15,388 studentë në vitin 2021. Ndërkohë, kjo shifër për vitin 2016 regjistrohej në rreth 14 mijë studentë.
Inxhinieria dhe shëndetësia po ashtu duket se vazhdojnë të tërheqin studentë, pasuar nga degët të cilat lidhen me teknologjinë e informacionit. Nga ana tjetër, degët më pak të prefruara dhe që kanë numrin më të ulët të regjistrimeve janë bujqësia dhe shkencat ekzakte, ku këto të fundit kanë prekur minimumin e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2023-2024. Kjo pasi flitet se kryesisht në degët shkencore, me bazë matematikë , fizikë, ekonomi apo kimi, pedagogët kërkojnë shifra të ccmendura nga 500- 800 euro për një provim. Emigrimi dhe faktorët demografikë padyshim kanë ndikuar ndikuar në rënien e numrit të regjistrimeve.Le të përmendim se kjo rënie e numrit të regjistrimeve do të shoqërohet me rënie të pagesave të tarifave, gjë që patjetër do të reflektohet edhe në rënien e të ardhurave të universiteteve të cilat mbulojnë pagesat e stafit.
Viti akademik nis me protesta, studentët: Qeveria po shpërdoron të ardhurat e popullit
Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e mjekësisë nisën protestën e tyre.Protesta, në nisje të vitit akademik, vjen pas vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend, dhe më pas të të marrin diplomën.Por kjo është kundërshtuar fort nga këta studentë, të cilët kanë vendosur që sot të bojkotojnë procesin mësimor.“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë. Mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë, siç na kanë përmendur. Është tjetërkush që shpërdoron të ardhurat e këtij populli. Ne jemi ata, që sakrifikojmë sa e sa vite për t’i shërbyer këtij populli.”- u shpreh një prej tyre.Një prej studentëve paralajmëroi se ky bojkot do të vazhdojë deri në ditën kur të ketë reagim për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai tha se studentët po përgatisin një padi për ligjin që është miratuar dhe do ta dorëzojnë atë në Gjykatën e Lartë.
Nisi viti i ri kademik– universitetet rënie drastike për cilësinë
Nisi viti i ri akademik për sezonin 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditorët e universiteteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Ndërkohë vlen të rtheksohet dhe fakti se në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.Universiteti i Tiranës fabrika më e madhe e Diplomave Universitare në Shqipëri është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.
Viti i ri akademik, pezullohen dy degë në Universitetin e Korçës
“Filozofi Sociologjisë” dhe “Ekonomiksit” të cilat nuk kanë asnjë student të regjistruar në Universitetin e Korçës, do të pezullohen, ndërkohë që senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti edhe disa programe të tjera të cilët kanë më pak se 10 studentë, për të vendosur nëse do të mbyllen ose jo.Këtë vit në Korçë janë regjistruar për herë të parë 530 studentë.
Në Universitetin e Shkodrës 10 programe rrezikohen të mos hapen, ja sa studentë janë regjistruar deri më tani
10 programe studime rrezikojnë të mos nisin vitin e ri akademik në universitetin e Shkodrës për shkak të numrit shumë të vogël të studentëve. Nga 0 deri ne 6 regjistrime ka në degët e studimeve në frëngjisht, histori, fizikë, gjeografi, gazetari, biologji-kimi etj.Rektorja Rajmonda Kçira, thotë se po pritet një udhëzim i ministrisë se si do të veprohet me degët që rrezikojnë të mos happen Deri tani janë 895 studentë të regjistruar.