Aksidenti me dy të vdekur në Maminas ishte vrasje? Hetimet marrin kthesë të papritur

705
Të tjera detaje kanë dalë ditën e sotme lidhur me aksidentin me dy të vdekur ndodhur para dy ditësh në afërsi të Maminasit.
Policia e Durrësit ka dërguar në prokurori dosjen hetimore të aksidentit, duke hedhur poshtë aludimet se 23-vjeçarja që mbeti e vdekur kishte lidhje shoferin e makinës që përplasi taksinë.
Në dosjen hetimore mësohet se drejtuesi i ‘Benzit’ që shkaktoi aksidentin e rëndë, Fatjon Zhapori, nuk ka lidhje me 23-vjeçaren, duke hedhur poshtë dyshimet se ngjarja mund të ishte vrasje dhe jo aksident.
Nga hetimet e bëra nga policia, shkak i aksidentit të rëndë dyshohet se janë shpejtësi e lartë dhe parakalimi i gabuar i ‘Benzit’ që drejtohej nga Zhapori, çka ka bërë që të godasë taksinë, duke e nxjerrë nga rruga dhe më pas të përfundonte në një karburant.
34-vjeçari, Zhapori është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të ndodhur, ku mbeti i vdekur edhe taksisti.
Po ashtu, hetuesit kanë dyshime të forta se bashkë me Zhaporin në makinë tip ‘Benz’ ka qenë edhe një person tjetër, pasi në sediljen e pasagjerit kanë gjetur gjurmë gjaku.
Si ndodhi ngjarja
Në orët e vona të natës, Elena Avdillari kishte marrë një taksi në Durrësi, që drejtohej nga 60-vjeçari Bujari Agalliu, për të ardhur në Tiranë, pasi nuk kishte mundur dot që nisej për në Itali.
Nga se bëhet e ditur, policia Kufitare e kishte kthyer 23-vjeçarin, sepse kishte ankesa nga autoritet italiane se ajo punonte në mënyrë të paligjshme në shtetit fqinj.
Diku në afërsi të Maminasit, një makinë tip ‘Benz’ që drejtohej nga Fatjon Zhabori, e ka goditur nga prapa taksinë duke e nxjerrë nga rruga, ku më pas është përplasur me disa bordura për të përfunduar në një karburant anash rrugës.
Nga përplasja e rëndë gjetën vdekjen, 23-vjeçarja Avdillari, nëna e një fëmije, si dhe taksisti, ndërsa makinë tjetër, nuk është gjetur asnjë person, pasi drejtuesi i Benzit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sigal