Në fundjavë shi dhe stuhi në gjithë vendin

484
Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu e stuhi gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. Një stuhi e fortë nga veriu i Afrikës do të kalojë nëpër Mesdhe që nga pasditja e së premtes, duke prekur jugun e Italisë, Greqinë dhe bregdetin perëndimor të Gadishullit Ballkanik. Sipas ueb-faqes “Weather.com”, e specilizuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të preket më tepër gjatë të shtunës pasdite, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 85 kilometra në orë. E hëna do të sjellë qetësim të stuhisë, e cila do të zgjohet sërish të martën dhe të mërkurën.
Sigal