Fier/ Burri vret gruan me mjete të forta

391
Një krim i rëndë në familje ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Fierit, ku një burrë 62-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen “15 Tetori”. Sipas burimeve, autori e ka goditur bashkëshorten e tij 2 vjet më të re me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu të Fierit kanë vënë në pranga shtetasin Arqile Fili, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi motivet e vrasjes së bashkëshortes, Goni Fili.
Sigal