Mungon sinjalistika në, rrugë, kaos në qarkullim

655
Sigal

ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit, sinjalistika rrugore vazhdon të mbetet prej kohësh një problem i pazgjidhur për qytetarët dhe drejtuesit e makinave dhe një nga burimet për aksidente automobilistike me pasoja. Fluksi në rritje i automjeteve në qarkullim, veçanërisht kur ka ardhje emigrantësh, e vështirëson më tej situatën në rrugë, sidomos në vendet, ku mungon sinjalistika rrugore si vijat e bardha, tabelat përkatëse, të cilat shërbejnë për t’u orientuar, etj.. Në qytetin e Elbasanit semaforët pothuaj nuk punojnë fare. Ka të tillë si një nga semaforët kryesorë të lagjes “1 Maj” që ka kohë që nuk funksionon. Zona të tjera të rrezikshme janë kryqëzimi pranë teatrit “Skampa”, pranë stadiumit të futbollit, etj..

Edhe pse ky problemi është ngritur disa herë dhe në Mbledhjen e  Këshillit Bashkiak, ende Bashkia e Elbasanit nuk ka ndonjë reagim lidhur më këtë çështje. Burime për “Telegraf” pohojnë se shkak i kësaj situate është dhe mungesa e fondeve për instalimin e një sinjalistike bashkëkohore. Qytetarët shprehen se, ‘jemi ankuar në bashki, ku na premtojnë, por në fakt, nuk zgjidhin gjë. “Kam frikë të kaloj rrugën pasi mund të përplasem me makinat që lëvizin me shpejtësi, pasi nuk ka sinjale e mungojnë vijat e bardha. Jemi të shqetësuar për vete, por sidomos për fëmijët që shkojnë e vijnë në shkollë me këmbë, duke kaluar nëpër rrugë e kryqëzime pa sinjalistikë”,- shton për “Telegraf” një 42-vjeçare nga lagja “Vullnetari”.