Mungesa e prurjeve, KESH 5 mln euro import për 2 javët e para të janarit

507
Situata e vështirë hidroenergjitike për shkak të nivelit te ulët të prurjeve në kaskadën e Drinit, si pasojë e mungesës së reshjeve e ka detyruar Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare të nisë importin që në ditët e para të vitit.
KESH ka blerë energji në vlerën e 5 milion eurove për dy javët e para të janarit.
Reshjet e këtij muaji nuk pritet të kenë intensitet të lartë, ndaj koorporata , për të mos cënuar sigurinë e furnizimit të vendit me energji elektrike ka vlerësuar si domosdoshmeri ruajtjen e rezervës hidrike, duke reduktuar prodhimin në rreth 400 GWh gjatë periudhës janar-shkurt dhe parashikon të importoje rreth 50 % të energjisë së kërkuar nga OSHEE për 2 muajt janar-shkur.
Kërkesa, prej 880 Gwh e OSHEE për të furnizuar me energji konsumatorët tarifore gjatë 2 muajve të parë të vitit, dikton nevojën për import me rreth 300 GWh , ndërsa 180 GWh të tjera parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël.
Vetë kompania që prodhon energjinë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka hapur proçedurat e tenderimit dhe ka blerë energji elektrike nga 10 kompani private.
Në fund të dhjetorit, qeveria rishikoi sërish buxhetin për t’i dhënë KESH-it një fond mbështetës prej 2 milion eurosh, për të përballuar nevojat për energjinë.
Njëkohësisht me KESH, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka organizuar një tjetër tender, ku ka blerë energji në sasinë e 11 milion eurove.
Aktualisht rezervuari i HEC Fierzë është në kuotën 276.22 m (kuota max. është 296 m), apo rreth 0.8 metër më lart se kuota mesatare shumëvjeçare e kësaj date për periudhën 1991-2015 që rezulton të jetë 275.40 metër.
Si pasojë e reshjeve të fundit prurjet rezultojnë 130 m3/sec nga 60 m3/sec që ishin në fund të dhjetorit.
Sipas të dhënave të KESH rezerva energjetike llogaritet rreth 651.5 GWh. 
Sigal