Moti i keq, ndërprerje energjie në zonat veriore

49

Operatori
i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), bën me dije se janë riparuar
rreth 60 për qind e defekteve si pasojë e motit të keq.


11 drejtoritë rajonale janë angazhuar rreth 1800 punonjës, të cilët sipas
kompanisë, po punojnë në kushte tejet të vështira për shkak të temperaturave të
ulëta dhe reshjeve intensive të borës që vijojnë të bien në zonat malore.

Bazuar
në informacionin e orës 13:00 të dispecerisë qendrore në OSHEE përcjellë nga 11
rajonet e vendit, është përgjysmuar numri i fiderave me defekt, në masën 50%,
referuar të dhënave të mëngjesit duke rikthyer energjinë tek abonentëve që
mbetën pa energji gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme.

“Në
mesditë, është riparuar defekti në linjën 110 kV Kalimash-Kukës, i cili la pa
energji prej mbrëmjes së djeshme qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.
Aktualisht po punohet për vënien në punë të fidërave 10 kV. OSHE bën me dije se
të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë”, sqaron
OSHE.

 Pas
një pune intensive të brigadave të avarive të OSHEE, është rikthyer energjia në
rajonin e Korçës në zonat: Hudenisht/Pogradec, Libonik/Korcë dhe Mollas/Ersekë


rajonin Shkodër: Mide , Qaf Mali , Gjegjan, /Puke; Zona pranë Ujësjellësit
Lezhe, Zejmen, Tale, Rrethina /Lezhë


rajonin Burrel: Fan , Sllove, Bocevë, Zall Strickan, Dragu, Perlat, Bruc,
Cerenec, Zall Dardhë si dhe pjesërisht zona e Shullaz.

 Në
rajonin  Durrës: Karpen, Kanaparaj

 Në
rajonin Kukës: Bujan, Rragam

Aktualisht
rajoni më i prekur nga defektet është Shkodra, Burreli, Durrësi dhe rajoni i
Tiranës për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erëra të forta.