Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar avaritë e para në shpërndarjen e energjisë elektrike. në disa zona të vendit ka mungesë të energjisë, përkatësisht:
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Prezë, Mezez, pranë kopshtit Botanik dhe rrugës “Stavri Themeli”;
Rajoni Durrës: Halil, Luz, Fushë Krujë; Qerret, Germenj, Bago/Kavajë;
Rajoni Kukës: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj/Kukes
Shoqëria OSHEE ka ngritur Shtabin Qëndror të Gadishmërisë dhe atyre Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonenteve.
Në gjithë territorin, funksionojnë grupet e gadishmërisë për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive.
Grupet e gadishmerisë po punojne per riparimin sa më shpejtë të defekteve ne fiderat dhe linjat e mbetur.
Fidrat që furnizojne spitalet, objektet të pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë gjithë në punë;
Të gjitha linjat 35kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.