Moti i ftohtë/ Tirana zgjohet e “ngrirë”, bllokohet segmenti Qafë Kashar-Rinas

718
Uljet e temperaturave ditët e fundit kanë bërë që sot disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet të jenë të ngrira.
Segmenti Qafë–Kashar Rinas, është bllokuar në të dy senset e lëvizjes si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti. Lëvizja është devijuar në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.
Po ashtu edhe rruga e Farkes ka prezence akulli. Gjithashtu bëhet me dije se duhet treguar kujdes edhe në rrugën e Dajtit.
Policia Rrugore ka shtuar sherbimet ne rruge per te ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa te normalizohet situata.
Sigal