Betimi i kryeprokurores mes tymit dhe brohoritjeve

472
Pavarësisht asaj që ndodhte jashtë sallës së Kuvendit dhe asaj që zhvillohen brenda saj, maxhoranca ia doli të votonte kryeprokuroren e përkohshme. Me 69 vota pro 2 kundër dhe tre abstenim, Arta Marku, emri i së cilës ishte i paramenduar, u zgjodh për t’u ulur në postin e kryeprokurores, në vend të Adriatik Lallës, të cilit i mbaroi mandati në 7 dhjetor. Në sallë kishte shumë tension. Deputetët e opozitës i bënë disa herë thirrje prokurores të mos pranonte një vendim të turpshëm. Por gjithsesi ishte Gramoz Ruçi ai që lexoi formulën e betimit dhe më pas Arta Marku, vetëm sa tha fjalën “Betohem” e u largua me shpejtësi. Gjatë këtyre momenteve, Marku së bashku me kryetarin e Kuvendit është mbrojtur nga punonjësit e gardës, të cilët mbanin edhe një çadër. Mazhoranca zgjodhi e vetme Arta Markun si kryeprokurore, ndërsa opozita kundërshtoi me protesta brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. Marku u zgjodh mes tymuesve dhe flakadanëve të hedhur nga deputetët, ndërsa jashtë protestues të shumtë u përplasën me policinë, ku pati dhe të lënduar.
Sigal