I shpëtoi burgut në Shqipëri, por arrestohet në Kosovë anëtari i ‘Bandës së Durrësit’

225
Sigal

Arrestohet në Kosovë, Indrit Taullai i njohur si pjesë e Bandës së Durrësit. Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se Taullai kishte hyrë në Kosovë në datë 5 Dhjetor. Sipas mediave kosovare arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.

“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren,  eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975.

I arrestuari dyshohet per  pjesmarrje ne organizate kriminale ne Shqiperi. I njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të Taullait në Kosovë. Më herët ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, dhe se duhetj të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.

“Banda Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qyteti bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.