‘Mos e ça ka*in’, ky është mesazhi për ambasadorin e OSBE, një javë para zgjedhjeve moniste

615
Sigal

Kur na ndan një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, për herë të parë që pas rënies së diktaturës pa opozitën, ndërkombëtarët nuk janë ndjerë pothuajse aspak për këtë situatë, duke i mëshuar stabilitetit në vend.

Një stabilitet që ditët e fundit ka qënë inekzistent, pasi ka pasur përplasje të shumta mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit, ku nuk kanë munguar as përplasjet.

E në këtë kuadër është edhe mesazhi për ambasadorin e OSBE, Bernd Bochard, i cili është akuzuar si pjesë e skemës për vjedhjen e votave, pasi përmes heshtjes, i legjitimon veprimet e qeverisë.

Duke parë qëndrimin e tij, në rrjet është shpërndarë masivisht ky mesazh:

Përmbajtja e kësaj memeje padyshim që iu referohet përgjimeve më të fundit të publikuara nga Bild, ku zyrtarët e mazhorancës dëgjoheshin duke komunikuar me njëri tjetrin në një gjuhë rrugaçërore, dhe bënin pazare për blerjen e votave.

Pavarësisht publikimit të tyre dhe impaktit shumë të madh që patën në publik, asnjë prej ambasadave në vendin tonë nuk ka pasur një deklaratë zyrtare, ku dënohej kjo.