Ministrja Qato takohet me sipërmarrësit italianë: Rritet interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

721
Investitorë italianë nga Lombardia, rajoni italian ndër më të zhvilluarit në Itali, kohët e fundit kanë qenë vizitorët më të shpeshtë për të vëzhguar oportunitetet që ofrojnë tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria. Në kuadër të investimeve serioze të sipërmarrjeve italiane dhe të objektivave të krijimit të realisteve të prodhimit në vend, u zhvillua sot pasdite një takim midis Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato dhe një grupi biznesesh italiane që operojnë në fushën e mbrojtjes personale, kolektive dhe mjedisore. Delokalizimi dhe transferimi i linjave prodhuese për të zhvilluar biznese të suksesshme në Shqipëri nxiti edhe iniciativën e Kompanisë ST Protect SpA, përfaqësuar nga CEO, Z. Alberto Sarchi, për të shprehur synimet ambicioze, për të krijuar fabrika dhe linja prodhimi në vend duke përqendruar në këtë mënyrë prodhimin e gamës së gjerë të produkteve të tyre (përfshirë veshje për punë, artikuj mbrojtës, artikuj teknikë dhe artikuj sigurie etj.) në Shqipëri.

Ministrja Qato gjatë takimit vlerësoi interesin e kompanive për të investuar në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mirëpritur investimet italiane dhe për t’i përkrahur me të gjithë informacionet, avantazhet që Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për krijimin e realiteteve të prodhimit në vend. Legjislacioni i përafruar përherë e më shumë me atë të BE-së, politikat lehtësuese fiskale dhe krijimi i klimës favorizuese për të bërë biznes, përveç të tjerash i shërbejnë sigurisë dhe mbështetjes së sipërmarrësve të huaj në Shqipëri, u shpreh ministrja Qato. Angazhimi Ministres Qato në mbështetje të sipërmarrjeve të konsoliduara ashtu edhe sipërmarrjeve që sapo kanë lindur apo janë në fillesat, është në mision të politikës së qeverisë për të hapur një epokë të re në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri
Sigal