Ministri i Jashtëm jep lajmin: Shqipëria për herë të dytë në UNESCO

587
Shqipëria është zgjedhur për herë të dytë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-së.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili shkruan në rrjetin social se Shqipëria do të mund të përvijojë punën e nisur për promovimin e trashëgimisë kulturore.
STATUSI I BUSHATIT:
Shqiperia rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s. Në këtë mënyrë ne vijojmë si anëtar të Këshillit Ekzekutiv për periudhën 2017-2021, Shqiperia do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore. 
Sigal