Ministri Dervishaj në Budapest: Ardhja e kompanisë ‘low cost’ WIZZAIR, ndikim në uljen e çmimeve të biletave të avionëve

545
Sigal

Ministri
i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë
zyrtare në Budapest të Hungarisë. Gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit
Kombëtar Miklós Seszták, Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që I
hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “loë cost” WIZZAIR, në muajin
prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht
falenderoi qeverinë Hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset
integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndal te Memorandumi,
Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost”për fluturimet
Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët,
që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacionet e tjera.

“Fillimi I fluturimeve të kësaj
kompanie të njohur ‘low cost’, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do
të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të biletave”, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se
rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të
ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Dervishaj u ndal te aeroporti i Kukësit,
duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. “Do të doja të
shikonim hapësirën që kompania ajrore ËIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt,
qoftë dhe me koncesion këtë aeroport”, tha Dervishaj.

Ministri Seszták gjithashtu
mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë ËIZZAIR në
aeroportin e Kukësit.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakord
që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm
të ekonomisë.