Sigal

Një bankë është tentuar të grabitet orët e para të ditës së sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Mësohet se kanë qenë 3 persona të maskuar me leva ka hyrë me forcë në bankë.

Ata hapën derën kryesore dhe tentuan të marrin kasafortën, por plani nuk u ka shkuar si duhet dhe më pas janë larguar menjëherë.

Policia ka shkuar menjëherë në  vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.