Mashtrimi për azil në Gjermani Gjykata burg për Mucajn e 2 të tjerë

77

Pjestarët e stuafit të kompoanisë “Agimi Travel” kanë dalë sot para togave të zeza të gjykatës së Vlorës, teksa akuzohen për mashtrim dhe dhënie ndihmë të paligjshme për kalim kufiri.

”Arrest me burg” ka qënë masa e sigurisë për Agim Mucaj, 55 vjeç, administrator i “Agimi Travel”; Kastriot Hoxha, agjent shitjesh të biletave në agjencinë Western Union në Novoselë si dhe Shezai Aliaj, 45 vjeç, agjent shitjesh të biletave, pronar i pikës së Western Union në Novoselë. Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për dy shitëset e tjea Denisa Mitro dhe Matilda Mazreku.

Një skemë mashtrimi për azilantë ishte ngritur kjo angjenci udhëtimesh në qytetin e Fierit, ku vetëm në një periudhë të shkurtër, me qindra qytetarë, kryesisht nga fshatrat e komunës Novoselë kanë blerë biletat 140 euro për në Gjermani me qëllim përfitimin e azilit.
 
Dhjetëra prej tyre kanë mundur të arrijnë tokën gjermane, ndërsa rreth 250 persona u bllokuan të enjten e kaluar (19 Dhjetor 2014) nga policia në portin e Vlorës në tentativë për të kaluar kufirin, fillimisht drejt Brindisit të Italisë e më tej në Mynih të Gjermanisë.