Masakra në plazhe, grabitet rëra në Kepin e Rodonit

558
Sigal

Skandali nëpërmjet foto-lajmit

Teksa një nga objektivat kryesore të qeverisë aktuale është ruajtja dhe kthimi i zonës bregdetare në identitet, gazeta “Telegraf”, nëpërmjet fotove të një dite më parë, publikon një masakër që merr përmasat e një skandali, përballë heshtjes së strukturave shtetërore: Masakrën, grabitjen me autokolona automjetesh të rërës së plazhit në Kepin e Rodonit, një nga plazhet e virgjëra e më të mira në vend e më gjerë. Janë 6 foto që flasin më shumë se sa qindra e mijëra faqe të shkruara, për një masakër që ndoshta nuk është parë gjatë 23 viteve të tranzicionit të vështirë në Shqipëri. Automjete të rënda, ekskavatorë, karvanë automjetesh që grabisin në mes të ditës rërën e plazhit, ndërsa zona dikur e virgjër, është kthyer në një zonë mini-kënetash, pikërisht aty ku ishte rëra e mrekullueshme që ka falur natyra. Çfarë vlere kanë prishjet e ndërtimeve pa lejë që ka ndërmarrë që në nisje qeveria e Edi Ramës (bile me tritol të zhurmshëm), kur sipërfaqe të mëdha plazhi si ai në Kepin e Rodonit, po bëhen inekzistente!?