Maqedonia dërgon ndihma humanitare për rajonet e përmbytura në Shqipëri

593
Qeveria e Maqedonisë vendosi sot të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri, shkruan “nezavisen.mk”.
”Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera të rëndësishme janë ngarkuar që të dorëzojnë një propozim për për ndihmën lehtësuese që do të dërgojë Maqedonia për Shqipërinë”, njoftoi qeveria.
“Shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet sollën evakuimin e 600 familjeve në rajonet jugore të vendit”, sipas medias lokale.
“Autoritetet shqiptare kanë filluar të përllogarisin dëmet për të përcaktuar kompensimet financiare”, sipas raportimeve.
Sigal