Lushnje/ Hidhet nga kati i 5, vdes 35 vjeçarja

111
Tronditet qyteti i Lushnjes. Një 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje, ndërsa viktima është identifikuar si shtetësja Arvenola Haxho. Mësohet se Haxho ishte beqare.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.