Luman Spathara: “PS do ta kthejë Beratin në qendër të turizmit elitar”

583
Sigal

Flet për “Telegraf”, koordinatori i Partisë Socialiste për Beratin dhe Kryebashkiaku i Kuçovës, Bardhyl Gjyzeli

 

Këtë muaj Qarku i Beratit, ka qenë nën trysninë e mitingjeve të mëdha, që janë organizuar nga dy liderët e dy forcave politike, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në të gjitha takimet këta dy politikanë dhe ekipi që i shoqëron, kanë premtuar atë që nuk është premtuar asnjë herë në fushatat e kaluara. Madje, për banorët e këtij qarku që prej 23 vjetësh nuk ka patur asnjë investim real për qytetin madje, Berati është parë me syrin e hakmarrjes nga qeveria aktuale dhe lidershipi i saj. Kjo vetëkuptohet se, pse Qarku i Beratit si gjithmonë dhe në çdo zgjedhje parlamentare apo vendore, votën ja ka dhënë të majtës. Tashmë ky qark është vënë në shënjestrën e dy forcave politike të mëdha. Njëra që prej 8 vjetësh ka qenë në opozitë dhe kërkon të shfrytëzoi gabimet dhe mangësitë e pozitës, e cila e ka lënë Beratin në pikë të hallit. Ndërsa Partia Demokratike, për të zbutur sado pak gabimet e bëra, tashmë po garanton ‘lugën e floririt’, madje, Sali Berisha ka arritur deri aty sa ta quajë Beratin një qytet diamanti. Berisha ka arritur deri aty sa në Skrapar është shprehur se do ta bëjë lumin Osum të lundrueshëm. Në një kohë 8 vjet qeverisje nuk arriti të shtronte 3 kilometër rrugë që ka mbetur pa shtruar i aksit rrugorë Berat- Çorovodë, pikërisht nga Kakruka, në qytetin e Çorovodës. Një grup qytetarësh është shprehur se këto premtime janë qesharake. “Ne e dimë që Sali Berisha është në siklet të madh, pasi prej 8 vjetësh Skraparit i vuri telat më gjemba. Tashmë ai vjen dhe kërkon votën atë votë që nuk e ka merituar dhe nuk e meriton as këtë radhë. Sali Berisha vazhdon të lodhet duke kryer mitingje në Qarkun e Beratit,por është Berati ai që do t’i vërë vulën Parlamentit. Prandaj dhe Kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike e lakmon Beratin, Skraparin dhe Kuçovën. Disa intelektual të qytetit të Çorovodës, shprehen se ka ardhur momenti që të presim telat me gjemba të Berishës. “Ne i kthejmë përgjigjen Sali Berishës se ai e bëri Skraparin të trokiste në kohën e “Migjenit”. Por tashmë me prerjen e telave me gjemba nuk do të trokas më Migjeni. “Pas 23 Qershorit do të ketë një ndryshim shumë të madh për banorët e Qarkut të Beratit. Atyre do t’u rikthehet besimi i humbur dhe gjallërimi i jetës. Ndërsa qyteti i naftëtarëve, Kuçova pas 23 Qershorit do të zhvillojë industrinë e naftës, e cila do të ndërtojë jo vetëm Kuçovën, por gjithë vendin është shprehur për gazetën “Telegraf”, Kryetari i Bashkisë, Bardhyl Gjyzeli, i cili është shumë optimist se 23 Qershori do t’i sjellë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë dritën që ia ka marrë Sali Berisha dhe pa pikë turpi kërkon sërish votën. Por populli i di shumë mirë së nën atë lëkurë ndodhet ajo e ujkut që prej 8 vjetësh hëngri shpresat e shqiptarëve dhe tani me dinakërinë e tij me mashtrimet kërkon përsëri që t’u humbasë shpresat shqiptarëve dhe të krijojë përsëri monopolet e tij. Ndërsa koordinatori i Partisë Socialiste në Berat, Luman Spathara shprehet: “Ne do t’ja kthejmë ndriçimin diamantit që të verbojë sytë e Sali Berishës. Pas fitores së 23 Qershorit do ta kthejmë Beratin në qendër të turizmit elitar dhe kryeministri i ri Edi Rama, do t’i rikthejë Beratit atë që i ka humbur për 23 vjetësh. Vargani fitores që vjen nga Berati do të përmbysin të gjitha “mitingjet e vogla të Saliut” dhe do të kurorëzohet me 6 deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark. Të gjitha rrugicat e Beratit kërkojnë diellin dhe ky diell do të ndriçojë në 23 Qershor me fitoren e thellë të Partisë Socialiste”, tha Spathara.