Ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve/ Kushtetuesja shqyrton ankimimin

158
Ka nisur seanca në Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtarëve në lidhje me ligjin për statusin e gjyqtarit. Sipas Gjykatës Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës do të bëhet kur të dëgjohen të gjitha palët.
Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin dhe shpalljen e tij anti-kushtetues, ndërsa rendisin edhe faktet që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën.

“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”- shprehet Unioni i Gjyqtarëve. Gjithashtu ky union deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias.

Pak kohë më parë, përfaqësuesi i UGJ, Erion Bani u shpreh se ligji cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të drejtën e gjyqtarëve për t’u mbrojtur.
“Madje, përmes të këtij ligji cënohet parimi i vazhdimësisë institucionale, si rasti i KLD, pasi i ka kufizuar kompetencat për emërimet dhe shkarkimet e kryetarëve të gjykatave. Me funksionimin e KLGJ ndërpriten mandatet e kryetarëve të gjykatave duke cënuar parimet e sigurisë juridike”- ka thënë ai.