Lezhë: Tahiri, do rrisim kapacitetin e policisë në shërbim të qytetarëve

61
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ishte ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku zhvilloi një takim me strukturat e policisë së zonës. Tahiri bëri me dije se do të ketë shtim të kapacitetit të policisë për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa shtoi se për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qark, mund të ketë prani të shpeshtë të FNSH.

“Ne jemi shumë të vendosur të shtojmë kapacitetin e policisë për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të rrënjosur fort tek çdo punonjës policie mentalitetin dhe filozofinë e shërbimit tek qytetarët. Ne mendojmë që ka vende për t’u përmirësuar puna, veçanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale, dhe për këtë arsye kemi planifikuar dislokimin më të shpeshtë, në mos permanent të FNSH, në zona të caktuara të Qarkut, aty ku harta e kriminalitetit është dhe më e lartë”, tha Tahiri.