Siri/ Rebelët sirianë hedhin poshtë propozimet e Perëndimit ndaj Assadit

489
Opozita dhe rebelët sirianë konfirmuan sot se nuk do të pranonin kurrë tijepni një rol, çfarëdolloj, Bachar al-Assadit duke hedhur poshtë gjithashtu propozimet e vendeve perëndimore për presidentin sirian. ”Të negociosh me Assadin do të përbënte një sakrilegj për 240 000 personat e vdekur që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011”, theksojnë opozitarët.

“Do të ishte një dështim nëse regjimi mbahet dhe nëse Assad qëndron. Do të ishte gjithashtu një fyerje për sakrificat e bëra nga populli sirian dhe akoma më shumë një mungesë respekti për atë që dëshiron populli ynë”, konfirmoi Ahmad Qura Ali, zëdhënës i Ahrar al-Cham, i plotfuqishmi i grupit të kryengritësve.
Sigal