Gjermania forcon ligjet për azil për vendet e Ballkanit

430
Dyndja e refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Gjermanisë ka detyruar këtë të fundit që të forcojë masat ndaj azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Kabineti i Gjermanisë ka miratuar një ligj të ri për azilkërkuesit duke synuar uljen e numrit të emigrantëve që vijnë nga Ballkani. Ndryshimi, që do të ketë nevojë për miratimin parlamentar, do të parandalojë njerëzit nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria të kërkojnë azil në Gjermani. Kontrollet kufitare janë imponuar nga Gjermania për të ngadalësuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve në fillim të këtij muaji.

Agjencia e refugjatëve të OKB-së thotë se më shumë se 514 mijë njerëz kanë kaluar Mesdheun për në Europë këtë vit. Pjesa më e madhe ka ardhur nëpërmjet Greqisë dhe pothuajse 3000 njerëz kanë vdekur në udhëtim. Vetëm Gjermania ka pasur 800 mijë deri në 1 milion kërkesa për azil në v itin 2015, 4 herë më shumë se numri i vitit të kaluar. Edhe pse numri më i madh janë nga Siria, pothuasje 40% e aplikimeve për azil janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.


Sigal

Numri i azilkerkuesve ne Gjermani sipas vendeve perkatese