Lezhë, ndërtimet në zonën arkeologjike,kërkohet prishja e tyre

1394
Sigal

Ndërtimet me dhe pa leje në zonën arkeologjike të Lezhës duhet të rishikohen, kjo edhe në bazë të masterplanit për zhvillimin e këtij qyteti. Rikuperimi i kësaj zone nga këto ndërtime është thuajse i pamundur, pasi ndërtimet janë kryer përgjatë 20 viteve.
 
Deklarata ka ardhur nga Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Lezhë Paulin Zefi, sipas të cilit minimalisht duhet të pengohen ndërtime të tilla si në zonën a ashtu edhe në zonën b brenda parkut arkeologjik.

Monumentet e Kulturës në Lezhë janë në një situatë tejet të vështirë. Mirëmbajtja e tyre është bërë deri më tani me kontribut vullnetare ka deklaruar Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë Paulin Zefi, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme.

Lezha vazhdon të mos ketë vëmendje përsa i përket Trashëgimisë Kulturore, e ky qytet vazhdon të presë vëmendjen e institucioneve që këtë synim kanë detyrimin e tyre.