Lezhë, banesat ‘çlirohen’ nga uji, dëmet të konsiderueshme

59

LEZHË – Uji është tërhequr pas përmbytjeve të së martës në Lezhë, por duke lënë pas dëme të mëdha.
 
Zona më e prekur nga këto përmbytje është fshati Manati në Komunën e Kolshit, ku nga vërshimi i përroit të fshatit janë përmbytur me dhjetëra banesa.
 
Familja me 5 anëtarë e, Jak Përgjinit, ka përjetuar momente tmerri gjatë mbrëmjes të sa martës kur uji ka vërshuar fuqishëm duke rrezikuar jetën e familjarëve.

pasojat e përmbytjes lezhë


E zonja e shtëpisë ka mbetur e plagosur nga rrjedha e fuqishme e ujit dhe është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
 
Kryefamiljari thotë se kjo përmbytje nuk është parë prej dekadash në këtë zonë, ndërsa sipas tij rrjedha e ujit ka shkatërruar gjithçka në banesë.


pasojat e përmbytjes lezhë

Nga ana tjetër edhe e zonja e shtëpisë tregon tmerrin e përjetuar atë natë, duke i bërë apël shtetit që të ndërhyjë në hapjen e kanalëve pasi rreziku është prezent sa po reshjet të rinisin.
 
pasojat e përmbytjes lezhë

Si kjo familje ka dhe shumë të tjera në rrethin e Lezhës, ku përmbytjet e mbrëmjes të sa martës kanë shkatërruar gjithçka në banesat e tyre, ndërsa banorët tashmë i kanë kthyer sytë nga qielli në shpresë që mos të ketë reshje, pasi në të kundërt një situatë e tillë do të përsëritet sërish.