Kundëradmiral Gerveni humbet gjyqin me Ministrinë e Mbrojtjes

491
Kundëradmiral Kristaq Gerveni ka humbur gjyqin kundër Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkonte shfuqizimin e urdhërit të kryeministrit për nxjerrjen e tij në rezervë dhe rikthimin si ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura.
Por, pretendimet e tij janë gjetur të pabaza nga gjyqtarja Arbena Ahmeti të gjykatës administrative të rrethit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi urdhërin e daljes nga Forcat e Armatosura për Gervenin.
Kristaq Gerveni është një emër jo pak i njohur për publikun.
Fillimisht emri i tij u përmend gjatë negocimit të marrëveshjes së paktit detar me Greqinë, cështje që gjithashtu po hetohet nga prokuroria.
Më pas, Kristaq Gerveni gjatë ushtrimit të detyrës së tij si atashe i Republikës së Shqiperisë në përfaqësinë tonë në NATO, në një takim me drejtues të aleancës politiko-ushtarake, është paraqitur me gradën e “Admiralit”, gradë të cilën Gërveni nuk e ka ende me dekret të presidentit të Republikës.
Për këtë çështje, pas kallzimit të bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Mbrojtjes, prokuroria kërkoi 6 muaj burg me akuzën “e përdorimit të gradave të pamerituara”.
Tashmë Gerveni humbi dhe betejen e kthimit në detyrë.
Sigal