Kushtet e këqija të motit, situatë dramatike në Gjirokastër

642
Reshjet e ditës së djeshme kanë vazhduar gjatë mesnatës duke shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit. Sipas të dhënave të para problematikë janë akset Gjirokastër-Tepelenë­ ,Gjirokastër-Kakavij­ë ,Virua(ku ka rënë një pjesë e murit mbajtës ndërsa liqeni ka dalë nga shtrati) – Ura e Lumit ,lagjet Kodra e Shtufit ,Gërhot ,11 Janari ndërsa lagjia 18 shtatori është pothuajse në pushtetin e ujrave .Mbrëmjen e djeshme janë evakuar 7 familje rome të akomoduara tashmë në konviktin e shkollës Pedagogjike .Alarmante është lagjia Gërhot ku përroi I rrezikshëm I Çullos ka dalë nga shtrati duke vënë në rrezik shtëpit afër tij .Banorët bëjnë apel për ndihmë e evakuim .
Nga ana tjetër shumë biznese që operojnë në lagjen 18 shtatori dhe te stadiumi janë përmbytur plotësisht duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ,nga përmbytja s’ka shpëtuar dot as zyra e FRPD-së dega Gjirokastër .
Specialistët e zjarrfikses dhe të bashkisë janë në terren duke monitoruar ngjarjen si dhe duke vepruar në zona më të rrezikuara .
Situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim.
Pak minuta më  parë është shembur muri e ndërsa rrezikon godina e universitetit Eqrem Cabej .Nga ana tjetër është përmbytur spitali Omer Nishani dhe varrezat publike.
Gjendje alarmante në Gjirokastër.
Sigal