Ylli Asllani: Sot është Dita e Flamurit të Gjirokastrës! I uroj të gjithë gjirokastritëve jo pakrenari gëzuar festën!

878
Sigal

Në një postim në rrjetin social Facebook  Ylli Asllani, ish -Kryebashkiaku i Gjirokastrës, uron bashkpatriotët e vet të Gjirokastrës për 4 Dhjetorin 1912 ditën e ngritjës së Flamurit në Gjirokastër

 Ja statusi i tij i plotë:

Sot eshte Dita e Flamurit te Gjirokastres!

Me 4 dhjetor e larget te vitit 1912 patriotet e qytetit me ne krye Hasan Xhikun ngriten lart ne keshtjelle flamurin e pavaresise.

Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor qyteti mbahej i pushtuar ende prej garnizonit turk dhe teresia territoriale e vendit ishte e paplotesuar…

Ne kete kendveshtrim ngritja e flamurit te lirise nuk ishte thjesht nje gjest ceremonial…

Sepse sikurse Liria edhe Dita e Flamurit nuk dhurohet!

Sipas kronikave te kohes ngritja e flamurit ne keshtjellen historike dhe bashkimi i Gjirokastres me shtetin e sapo formuar shqiptar ishte kurorezimi i nje lufte dhemb per dhemb me pushtuesit dhe i nje strategjie per clirim mbarekombetar!

Megjithe madheshtine e saj, per dekada me radhe kjo date u mbulua nga pluhuri i kohes…!!

Do te duhej te vinte viti 1999 kur Bashkia e Qytetit dhe gjithe keshilltaret e saj pa dallim do ta vendosnin kete ngjarje ne piedestalin e nderit.

Per momentin nje pllake mermeri perkujtimore, nje borizan me veshje kombetare dhe ngritja simbolike e flamurit do te shenonte ceremonialin e pare perkujtimor te kesaj date te bekuar!

Ka 20 Vjet qe kjo date e shenuar i mbledh si dikur gjirokastritet rreth falmurit dhe keshtjelles se tyre impresionuese!

Sigurisht ne te ardhmen do te duhet nje obelisk per kete akt te madh atdhedashurie.

Por jam i bindur se çdo brez do te duhet ta pasuroje vlersimin per kete histori dinjitoze!

Sot e pergjithmone 4 Dhjetori festohet me krenari nga te gjithe banoret, autoritetet dhe sidomos nga brezi i patrioteve te rinj te qytetit.

I uroj te gjithe gjirokastriteve jo pakrenari gezuar festen!