Kundërshtuan policinë, arrestohen dy të rinjtë në Pogradec

148

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec.

Mësohet se përplasja me policinë ka ndodhur në momentin kur dy të rinjtë po ziheshin mes tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S.Ç, 38 vjec dhe D.G, 39 vjec, banues në Pogradec.

Policia pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.3, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin, është nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.Gjatë momentit të shoqërimit të palëve për në ambjentin e Komisariatit, shtetasit e mësipërm, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.