Kukës, furnizimi me ujë, të mos ndërhyhet në linjën kryesore

234
Banorët e Kukësit apelojnë të mos ndërhyhet më në linjën kryesore të ujësjellësit, në mënyrë që i gjithë qyteti të mund të furnizohet me ujë të pijshëm. Aktualisht ndërmarrja e ujësjellësit po kryen rikonsktruksion me vlerë 186 mln lekë të tubacioneve të ujësjellësit, pas cilësisë së dobët të punimeve nga kompania, që është paditur nga bashkia e Kukësit.
Pas konkretizimit të fazës së dytë për rikonstruksionin e ujësjellësit të Kukësit dhe 14 fshatrave përreth, me vlerë 186 mln lekë të reja, banorët e qytetit të Kukësit kanë bërë thirrje të mos ndërhyhet në mënyrë të paligjshme në linjën kryesore dhe te mos abuzohet me ujin e pijshem nga lokalet.
Disa banorë thonë: “Aktualisht probleme ka pasur i gjithë Kukësi për ujësjellësin, kemi pritur gjithë këtë kohë që të bëhet, sepse kanë qenë 4 milion e gjysëm euro dhe Kukësi përsëri pa ujë”.
Aktualisht qyteti i Kukësit furnizohet me ujë 3 herë në ditë ndërsa problematike ngelet muaji gusht ku katet e katërta dhe të pesta të pallateve nuk furnizohen me uje për ditë të tëra. Ndërkohë bashkia Kukës ka paditur kompaninë për punimet e dobëta, faza e parë e të cilave me një vlerë 3,5 milionë Euro dështoi ndërkohë që furnizimi me ujë nuk u përmirësua.