Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmë për popullin sirian

720
Sigal

Ndihmë
popullit sirian që po vuan pasojat e një lufte tepër të gjatë e me pasoja mjaft
të rënda. Ishte pikërisht ku qëllimi i nismës së ndërmarrë nga Kryetari i
Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan dhe Presidentit të Kryqit të Kuq
Shqiptar, z. Ylli Alushi.
 

Dje më datë 3 janar, në orën
11, në Sallën e Konferencave të Hotel “Skampa” Elbasan, në prani të
përfaqësuesve të të gjitha feve në këtë rajon, si dhe në praninë e medias, dy
kryetarët bënë të njohur këtë iniciativë dhe i bërë thirrje të gjithë
individëve dhe bizneseve që të japin kontributin e tyre për ata që ndodhen në
nevojë në Siri.



Dy nga donatorët e parë që ju përgjigjën thirrjes, ishin Myftinia e Elbasanit
që dhuroi shumën e 5 milion lekeve (të vjetra) dhe Kompania e Sigurimit SIGAL
UNIQUA GROUP në shumën e 1 milion lekëve. (të vjetra)