Masakra në Stamboll/ Gruaja e autorit në pranga: Si e mësova lajmin

279

Mediat turke kanë zbuluar të reja të tjera mbi
terroristin e dyshuar që kreu sulmin me 39 viktima ne klubin e natës në
Stamboll, mbrëmjen e vitit te ri. Sipas “Haberturk”, është mësuar më shumë mbi
identitetin e terroristit. Thuhet që kishte ardhur ne Turqi nga Kirgistani me
familjen e tij në Nëntor te vitit 2016. Emri i 28-vjecarit është Lakhe
Mashrapov.


Pasaporta e vrasësit të dyshuar rezulton e leshuar
më 21 tetor, një muaj para mbërritjes së tij në Turqi.

Terroristi solli ne Turqi edhe gruan e tij me dy
fëmijët për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Sakaq mesohet se eshte arrestuar gruaja e tij, sipas
korrespondentes se Tv britanik Sally Lockwood duke raportuar nga Turqia.

“E mora vesh per sulmim nëpërmjet televizionit. Nuk
e kam ditur qe burri im ishte mbeshtetes i ISIS. Ne erdhem ne Turqi per te
punuar”, ka thene ajo.

I dyshuari hipi në një avion në Kirgistan me gruan
dhe fëmijët e tij dhe u ulën në Stamboll më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Ata pastaj udhëtuan me makinë per në Konia në
Turqinë qendrore permes Ankarase, duke arritur dy ditë më vonë, thuhet në
deklaratë, sipas gazetës Hurriyet.

Atje ata morem me qira një banesë, duke paguar 1,100
Lira turke në muaj, me parapagim per tre muaj.

Ajo rrefeu se i shoqi i kishte thene se do te
shkojme ne Turqi per te gjetur mundesi per pune. Më 29 dhjetor, ai u
largua nga Konya për të udhëtuar për në Stamboll, tregon gruaja, duke shtuar se
ajo mësoi per të shtënat vetëm kur e pa atë në televizor. Kur policia
publokoi fotografinë e të dyshuarit, fqinjët e tij në Konia thirren në telefon
policinë dhe e identifikuan atë, duke çuar hetuesit në shtëpinë e familjes,
thuhet ne nje deklarate te policise turke.

Burimet e cituara nga media turke bëjnë të ditur se
autori eshte një ujgur me origjinë nga rajoni kinez i Xinjiang.

Gruaja, raporton gazeta Haberturk, u ndalua në
provincën konservatore anatoliane të Konias, ku vrasësi kishte mberritur me dy
fëmijët e tyre në fund të nëntorit nga Kirgistani.