Masat shtesë të Drejtorisë Policore Rrugore për të parandaluar aksidentet rrugore nga reshjet e dëborës

477
Sigal

Në vijim të masave të
marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thirrjeve të vazhdueshme për
respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe  nisur nga situata e fundit sinoptike,
Drejtoria e Policise Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar
aksidentet rrugore:

Si pasojë e reshjeve të
dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë,  trashësia e 
dëborës varion nga  20 deri në 40
centimetra.

Në Qarkun Dibër  në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale   qarkullimi 
kryhet me zinxhirë.

Në qarkun Kukës të
gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në disa akse rrugore
rurale të qarkut  Shkodër, si
Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës
arrin deri në 50 centimetra.

Rruga e Kombit, këshillohet
që qarkullimi të kryhet me zinxhirë,   të
mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.

Në disa segmente
rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat,  konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër
këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve  të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë
 dhe të eleminojnë shpejtësinë.

Gjithashtu, ju bëjmë
thirrje drejtueve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes
në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e 
celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të  mos përdorin alkool gjatë drejtimit të
automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë
nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Policia Rrugore ka marrë
masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë
24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.

Për çdo problematikë,
drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin  pa pagesë 112 e 129.