Kryeministria-7 vite pa paguar, PD-11 vite, PS-13 vite, 48 bashki prej 15 vitesh

920
FAKTI
Reforma kundër familjeve të varfra që nuk paguajnë dot energjinë elektrike është hedhur në zbatim prej kryeministrisë, e cila edhe vetë nuk e paguan prej vitesh energjinë elektrike që harxhon në zyra! Këtë fakt, ia kujtoi kryeministrit një punonjës i KESH, në bashkëbisedimin për problemet e barazisë dhe të shembullit që duhet të japë shteti para qytetarëve në zbatimin e ligjit! Është fakt, që kryeministria, dy partitë kryesore politike dhe njësitë e pushtetit vendor, kanë vite që harxhojnë dhe nuk paguajnë energji elektrike! Kryeministria si seli, ka 7 vite pa paguar energjinë elektrike. Partia Demokratike (pa 3 muajt e çadrës), ka 11 vite pa paguar, ndërsa Partia Socialiste ka 13 vite që nuk paguan energji elektrike. Po kështu, janë 48 bashki të reja, të cilat deri në qershor 2015 ishin 289 ish-komuna dhe bashki të veçanta por tani ta bashkuara, prej 15 vitesh nuk po paguajnë energji elektrike. Se sa është vlera aktuale ende nuk është bërë një “bilanc” detyrimesh, por kujtojmë që në vitin 2012, ministria e financave nxori një urdhër, për të sekuestruar vlerën 86 milionë euro energji elektrike të konsumuar nga bashkitë e komunat, nëpërmjet ndalimit të vlerave përkatëse në buxhetet e tyre! Ky urdhër u ekzekutua nëpërmjet Thesarit të Shtetit vetëm për 2-3 bashki që drejtoheshin nga ish-opozita “Rilindje” dhe, prej 5 vitesh u ndal e nuk po zbatohet më, duke thelluar borxhin në arkën e detyrimeve të prapambetura të OSHEE (shtetit). Ndërkohë që përditë “zbulohen”, u ndërpritet energjia elektrike e çohen në pranga familjarë fukarenj, të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike, shteti bën sikur nuk “zbulon” dot 2134 institucionet e shërbimet në vartësi të tij, të cilët prej 10-15 vitesh, harxhojnë energji me kondicionerë për ngrohje e freskim nëpër zyra!
Sigal