Kreun e Apelit Tiranë paditet nga ILDKP: 1.7 mln € para të pista

500
TIRANE – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallezon ne Prokurori kryetarin e Gjykates se Apelit te Tiranes Alaudin Malaj për fshehje deklarim të rremë të pasurisë, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro
“ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm të Alaudin Malaj, pasi të dhënat e institucioneve shtetërore ngrenë dyshime të forta për injektim parash të “pista” nga subjekti nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit”, – thuhet në njoftimin e ILDKPKI-së.
Sipas ILDKPKI-së, Alaudin Malaj në vitin 2003 në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e tij ka arritur gjithsej në shumën rreth 1.7 milion euro.
“ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj Alaudin Malaj”, – përfundon njoftimi i ILDKPKLI-së.
Sigal