Emisioni italian reportazh për hakmarrjen dhe kanunin

441
Sigal

Emisioni i përjavshëm Italian “Le Iene”, i cili transmetohet cdo të dielë nga Mediaset, këtë herë ka sjellë një histori ku personazh kryesor është një shqiptar dhe Kanuni. Babai i një 22-vjeçari, i cili mbeti i vrarë nga pronari i shtëpisë ku shkoi të vidhte, kërcënon se do të marrë hak me kanun ndaj shtetasit ialian.

Katër vjet më parë Francesko Sikinjano, vrau një grabitës shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij. E tashmë babai i 22 vjecarit shqiptar kërcënon se do të marrë hak me kanun ndaj shtetasit italian. Historia është pjesë e një reportazhi i përgatitur nga emisioni i famshëm italian i Mediaset “Le Iene”.

Gazetari italian ka shkuar në shtëpinë e shqiptarit të vrarë në shtëpi duke treguar se si prindërit e tij duan hakmarrjen dhe zbatimin e kanunit. 22-vjeçari Gjergj Gjoni në Tetor të 2015-s hyri në shtëpinë e Francesco Sicignano për të kryer një grabitje. Pronari i shtëpisë i cili po flinte me bashkëshorten e tij, mori pistoletën që e mbante me leje dhe në vetëmbrojtje qëlloi duke lënë të vrarë të riun.

Babai dhe nëna i djalit të vrarë konfirmojnë para gazetarit italian dhe kamerave: do të vrasim Franceskon, ne vetë ose do paguajmë dikë për ta bërë. Dhe hakmarrja mund të përfshijë këdo anëtar mashkull të familjes së tij.