Korçë/ Falsifikonin dokumentat, dënohen me burg 5 zyrtarët e hipotekës (EMRAT)

504
Sigal

Pesë prej zyrtarëve të Hipotekës së Korçës janë akuzuar për falsifikim dokumentash pasi janë denoncuar nga qytetarët se janë pajisur prej tyre me çertifikata fiktive pronësie.

Ata janë dënuar me 5 vite e 4 muaj ndërsa akuzat që janë provuar ndaj tyre janë ‘shpërdorim detyre dhe ‘falsifikim dokumentash’

Të dënuarit janë:
Erisild Gorari, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre i dënuar me 3 vite burgim.
Arsidesa Hysa, e akuzuar për falsifikim e dënuar me dy vite burgim.
Erjon Arif, i akuzuar për falsifikim, dënuar me dy vite burgim.
Eriston Ziu, për falsifikim, dënuar  me 1 vit burgim
Andrea Zallemi, i akuzuar për falsifikim i dënuar me 4 muaj burgim

Të gjithe këta shtetas kanë qenë të punësuar në Hipotekën e Korçës ku në  bashkepunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar dokumenta fikteve.

‘Fabula’ e këtij bashkepunimi qëndron tek qytetarët të cilët shkonin për të rregjistruar pronat e tyre dhe janë pajisur me çertefikata fiktive dhe për pasojë kanë mbetur të pa regjistruar në sistem në për shkak të dokumenteve që u janë dhënë.