Konsulli në Stamboll Agron Tare, “batakçiu” i diplomacisë që ofendon mediat shqiptare

2230
Aldion ÇORRAJ
Ndoshta nuk e njihni se ka vegjetuar gjithë jetën e tij nëpër hije pushtetesh majtas e djathtas, duke u përkëdhelur me detyra zyrtare e në fund të çdo pushteti, duke bërë gjoja “kundërshtarin politik dhe patriotin e zjarrtë”, braktis “anijen” e pushtetit që “mbytet”, për të hipur në :Jahtin” e ri që nis “lundrimin” në detin e pushtetit të radhës. Quhet Agron Tare, graduar nga “Rilindja” me postin “Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll”. Edhe pse natën që ndodhi zallamahia në Fruqi, konsulli ndodhej për një mbledhje e për “relax” në bregdetin shqiptar që ka si drejtues një “Tare” tjetër, diplomati Agron Tare, foli në një kanal televiziv Shqiptar, lidhur me grushtin e shtetit në Turqi, i cili deklaroi se dinte të vërtetën se si ndodhi “puçi” paçka se gjendej në Shqipëri, ndërkohë që prej Shtetit Turk ende nuk ishte dhënë as versioni paraprak i ngjarjes. Kjo është e drejta e tij. Ajo që ishte e papranueshme dhe mund të quhet “batakçillëk” i manifestuar prej Konsullit të “rilindjes” në Stamboll Agron Tare, ka lidhje me deklaratën e tij denigruese e ofenduese ndaj shtypit e medieve shqiptare, të cilat i quajti “shpifëse e injorante”, mbasi sipas tij kanë shtrembëruar realitetin dhe se presidenti turk, sipas konsullit shqiptar është një udhëheqës që e do populli dhe demokrat i shquar i… botës! Se çfarë mendon e deklaron konsulli tare për Erdogan, kjo është punë e tij, por që të “llap” denigrime e ofendime kundër mediave dhe shtypit të vendit të vetë, nën merakun dhe histerizmin e avokatisë së kolltukut të Erdoganit në Turqi, ky përbën skandal diplomatik të një zyrtare, për më tepër që ai fliste si Konsull e jo si qytetar. Nuk e dimë nëse ishte “porosi” që të sulmonte mediat që e cilësuan ngjarjen në Turqi si reagim ndaj politikave represive të Erdoganit me kundërshtarët e tij politikë, por dimë faktin që për hatër të vëllazërisë së nderuar e maksimalisht kontribuese “Tare”, mediat shqiptare edhe pse “ka thashetheme” nuk e kanë “pickuar” konsullin Tare në asnjë rast, madje as për “gojët e liga” që qarkullojnë edhe këtë vit, se nën petkun e konsullit, ai merret me ca “punë turizmi”, që i shkojnë me “porosi” nga Shqipëria.
Sigal