Koncesioni 30-vjeçar i laboratorëve mjekësorë për serbët, biznes me 9.6 milionë analiza në vit

575
Sigal

Konsulenti për këtë monopol do paguhet 600 mijë euro, por do t’i jepet edhe
një pagesë nga 2% prej palëve, si sekseri që ka sjellë e ka bindur firmën e
huaj

 

Përparim HALILI

 

Skandali i dhënies me koncesion të laboratorëve të mjekësisë shqiptare, pas
1 viti bllokimi, tashmë po afron drejt finalizimit. Ky krim me këtë pasuri
kombëtare gjigante, zyrtarisht ka nisur si krim ekonomik e financiar shtetëror me
autorësi ministrin Beqaj, finalizuar zyrtarisht në datën  28 janar 2015, me VKM Nr. 80, sipas të cilit u
vendos që ky privatizim 100% i shërbimit të analizave mjekësore dhe i godinave
të laboratorëve, të realizohej me urgjencë dhe me fshehtësi brenda datës 1
shtator 2015, por që u bllokua në parlament, pas denoncimeve të bëra prej
gazetës “Telegraf”, prej të cilës u nxitën edhe protesta e mjekëve laborantë,
të cilët ky koncesion i nxjerr në rrugë. Ky koncesion, realisht do të ketë
pronar serb, të maskuar pas një shtetasi greko-shqiptar (V. Ll). Tashmë,
shërbimi shtetëror i analizave mjekësore do të jetë aktivitet 100% privat, ku
shqiptarët dhe kushdo që do të shkojë për analiza mjekësore në këtë koncesion do
të paguajnë tarifa që i vendosin privatët, paçka se pacienti do të jetë ose jo
me sigurime shëndetësore. Monopoli do të veprojë me tarifa që i vendos vetë
koncesionari serb, mbasi VKM dhe skema e ministrit Ilir Beqaj i ka lënë
hapësirë të plotë për të vendosur çmime analizash që i interesojnë. Laboratorët
në urgjenca, në klinika, ambulanca, qendra shëndetësore, spitale e kudo do t’i
falen një firme serbe, e cila nuk ka asnjë lidhje me sektorin e shëndetësisë, me
adresë serbe, por që në fakt ka logon e një kompanie eksperte financiare
amerikano-bullgare “IFC”. Me VKM nr. 80, datë 28 Janar 2015, analizat mjekësore
në gjithë qendrat shëndetësore e klinikore shqiptare duhet të bëhen vetëm në
shërbimin monopol të firmës serbo-greko-ruso-bullgare, me logon “IFC”. Ky
monopol që zhvat shërbimet dhe pasuritë mjekësore shqiptare, monopoli është
miratuar në datën 16 korrik 2014 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku
ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka bërë presion mbi komisionin “Braçe” në
emër të kryeministrit Rama, familjen e të cilit e ka paraqitur si “palë
interesi privat”, me qëllim që shërbimi i laboratorëve mjekësorë, të kalonte në
shërbim me koncesion. Madje ka dhënë si referencë edhe emrin e personit (V. Ll),

 

Biznes me 9.6 milionë analiza mjekësore në vit dhe
zhvatje e vlerës së rimbursimit

 

Tjetër plan monopolizimi, do të jetë fakti, që asnjë qendër shëndetësore,
spital, klinikë, poliklinikë e shërbim tjetër mjekësor shtetëror, nuk do të
ketë laboratorë, por do të kalojnë me koncesion dhe çdo shërbim që ka qytetari
në këto qendra, më parë duhet të bëjë analizat vetëm në laboratorët e monopolit
koncesionar. Tjetër goditje, që do të japë koncesioni monopol është fakti, se 6
muaj pas marrjes së licencës me gjithë “fuqinë punëtore” brenda (laborantët),
koncesionari ka parashikuar të largojë nga puna afro 520 laborantë dhe 210
punonjës ndihmës, që punojnë aktualisht aty e që pas licencimit, kalojnë si
punonjës të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura shtetërore e
punësimit. Sipas skemës së centralizimit të analizave, me burim vetëm
koncesionarin, dalin jashtë loje 320 laboratorë të licencuar privat, që
shërbejnë në gjithë vendin, 85% e të cilëve, sipas shoqatës së laborantëve,
kanë marrë kredi për të blerë objekte, pajisje e lëndë të para shërbimi.
Kujtojmë, që 210 laboratorë janë të mbyllur që prej vitit 1992 e në vazhdim për
shkak të braktisjes së shërbimit mjekësor në zona. Po kështu, në Shqipëri
ushtrojnë aktivitet 27 laboratorë pa licencë. Laboratorët aktualë, qëllimisht
janë lënë në degradim prej ministrisë së shëndetësisë duke u tjetërsuar në
qendra të cilat nuk bëjnë dot gjithë ekzaminimet që kërkojnë depistimet,
diagnostikimit dhe mjekimet e pacientëve. Qytetari, sipas monopolit është i
detyruar me adresë laboratori dhe me çmim, që të bëj analizat atje ku e dikton
monopoli, ndryshe nuk pranohet për trajtim në spitale, klinika e ambulanca pa
paraqitur “fletën” e analizave të bëra tek laboratori monopol. Ka një tregues i
cili pasuron pa asnjë pagesë blerje të këtij shërbimi dhe pa asnjë investim:
Monopoli analizave “gëlltit” 9.6 milionë analiza mjekësore në vit dhe vlerën e
rimbursimit. Sipas VKM nr. 80, datë 28 janar 2015, monopoli i analizave
mjekësore në laboratorët shtetëror të falur për firmën e huaj, shteti heq edhe
të drejtën e njohjes ligjore të rimbursimit financiar të shërbimit të
analizave.

– Vijon –

 

 

Shteti vetëm 2.5% fitime në 10 vitet e para, pastaj 5%

 

Shteti do të përfitojë vetëm 5% të koncesionit, privati do të përfitojë 45%
të fitimeve, ndërsa pjesa tjetër prej 50% e fitimit, sipas marrëveshjes, prej
10 vitesh, gjoja do të përdoret për investime në objekte e pajisje modernizimi
të laboratorëve, me të drejtë përsëritje në çdo 10 vite vetëm nga koncesionari,
privilegj që e përcakton VKM nr. 80, datë 28 janar 2015! Sipas skemës “Beqja”,
përflitet se edhe ai do të jetë një nga aksionerët e këtij koncesioni në masën
10%, asnjë spital publik nuk do të pranojë analiza nga asnjë laborator tjetër
privat, përveç analizave të bëra prej laboratorëve të këtij koncesioni. Kjo
përbën një goditje për biznesin privat.

Disa pasoja të koncesionit të laboratorëve mjekësor

 

 

1.     
Shkatërron sistemin
laboratorik me eksperiencë 70 vjeçare

2.     
Shkatërron dhe
nxjerr jashtë përdorimit pasurinë laboratorike ekzistuese i pajisjeve dhe arkivës
së pacientëve.

3.     
Hedh në rrugë 590
specialistët dhe 1760 punonjësit e laboratorëve, të cilët sipas monopolit që
zotëron si pronë dhe shërbim, ka të drejtë të largojë  nga puna, të ul pagat, të kërcënoj e madje
t’í detyroj ata, për të kryer edhe shërbim laboratorik sipas interesave të tij,
në raste krimesh njerëzore, mjedisore e ushqimore.

4.     
Vendos tarifa
financiare analizash monopol, duke mos pasur asnjë kontroll nga shteti

Pa koment

 

Pas shpalljes së Donald Trump “Qytetar Nderi i Kamzës”, Xhelal Mziu kërkon
shkëputjen nga Ujësjellësi i Tiranës

 

Autoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë rruga
“5 Maji” pranë Medresesë, Tiranë , me nr tel: +355 4 2225572

1. Lloji i procedurës së prokurimit: “Kërkesë për Propozim”

2. Objekti i prokurimit: “Përzgjedhja e studios/konsulentit për ndarjen e
aksionarëve, Bashkia Vorë dhe Bashkia Kamëz nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime
Tiranë sh.a”

3. Fondi Limit: 7,933,333 (shtatë milionë e nëntëqind e tridhjetë e tre
mijë e treqind e tridhjetë e tre lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të
ardhurat e SH.A Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.

4. Burimi i financimit: Të ardhurat e SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë.

5. Afati për kryerjen e shërbimit: 60 ditë kalendarike, duke nisur nga data
e nënshkrimit të kontratës.

6. Data e zhvillimit të tenderit është: 16. 11. 2016, ora 09:00

7. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave, është: Data 16.11.2016 ora
09:00

(Buletini Nr. 45 datë 14 Nëntor 2016)

Drejtoria e Shëndetësisë Fier, kërkon specialist
informacioni që të zotëroj shumë mirë… tastierën dhe maus-in

 

Mbeshtetur ne Strukturen Analitike te Drejtorise Rajonale te Shendetesise
Fier nr.5686 prot date 29.09.2014 dhe Rregullores per Organizimin dhe
Funksionimin e D.SH.P.Q Nr.2752 date 23.07.2007, duke zbatuar te gjitha aktet
ligjore dhe nenligjore qe permban Urdheri i Ministrit te Shendetesise ne Nr.511
date 13.12.2011 “Per kriteret e punesimit ne sistemin shendetesor” shpall
konkursin per kete vend te lire pune : 1(nje) Operator ne Sektorin e
Informacionit Shendetesor.

Kandidatet qe konkurojne per vendin e lire te punes duhet te plotesojne
keto kritere:

-Te kete arsimin e Mesem.

-Perparesi do te kene kandidatet me eksperience pune te meparshme ne
pozicione te njejta ose te ngjashme me vendin e punes te shpallur vakant.

-Njohuri te mjaftueshme te programeve te shkrimit ne kompjuter.

-Te kete aftesi te mira menaxhuese dhe komunikuese per te punuar ne grup.

-Shkathtesi per punën me tastieren.

(Buletini nr. 46, datë 21 nëntor
2016)