Shpëtim Zinxhirija: Politikanët, mashtruesit e sotëm përballë shoqërisë shqiptare

563
Sigal

 

Askush nuk mohon ecurinë dhe përparimet që ka bërë vendi ynë, po kjo nuk i
dedikohet vetëm një politike të caktuar, apo të një pushteti të radhës ashtu
siç trumbetohet, por i dedikohet gjithë popullit shqiptar. Që të mashtrosh
veten është e drejta kujtdo, por të mashtrosh një popull të tërë përbën një
krim politik…

Të mirën shoqëria shqiptare do ta kishte në një kohë kur politika  e vendit do të ishte  në shkallën e duhur. Konkretisht Shqipëria
tenton të barazohet me Europën e Bashkuar, një dëshirë e madhe kundrejt një
mentaliteti ballkanik, që herë pas herë shfaqet në politikën shqiptare. Çdo
ditë populli shqiptar ndeshet përballë të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe rrallë
përball realitetit. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë binomi i jetës së politikës
shqiptare, duke mos përjashtuar edhe vetë Drejtësinë e mbërthyer në kthetrat e
kësaj politike të re me fytyra të vjetra.

 

 

Dihet që prej shumë vitesh politika punoi për interesat vetjake, duke u
shkëputur nga realiteti dhe premtimet e bëra më parë. Në prag të votimeve, në
fushatat elektorale  fillojnë mashtrimin
e radhës, duke u venë në garë se kush do të gënjejë më shumë. Mungesa e kulturës
së politikanëve tanë, mashtrimet dhe ofendimet në debatet publike tregojnë
qartë se vendi ynë me këta së bashku do të vuajë akoma edhe dekada të tjera.
Politika shqiptare paraqitet para popullit shqiptar me një nivel të ulët
kulturor, mashtrues dhe lypës…

Duke ditur se votimet heqin dhe vendosin qeveritë, si maxhoranca ashtu edhe
opozita, 

akoma nuk po marrin parasysh kritikat e ndërkombëtareve për zgjedhje të
ndershme dhe të lira. Dhe këto ndershmëri në votime po japin shenjat negative
përball shoqërisë shqiptare.

Premtimet e një pas njëshme të tyre me thirrje dhe ofendime nga tribunat
nuk mund të realizohen pa një tolerancë dhe mirëkuptim përball kushteve aktuale
të vendit. Ky fenomen të bën që të besosh se vendi ynë duhet të përballet
tashmë jo vetëm me varfërinë dhe korrupsionin, por edhe me mashtruesit
politikanë, që për të siguruar një vend në parlamentin e kthyer vetëm një
parajsë bëjnë premtime dhe mashtrime. Lufta e ashpër e pa kulturë ndërmjet tyre
në disa momente të vë përball dilemës se vdekja jote është jeta ime. Në një
aspekt shikon se populli përpiqet me të gjitha mënyrat për të jetuar, ndërsa
qeveritaret shikojnë interesat e tyre. Sot në parlament rrallë mund të gjesh
ndonjë politikan që të luftojë për interesat e kombit.

Disa premtime ordinere se: vota juaj do të bëjë që të keni ujë dhe energji
elektrike për 24 orë, dhe rrugë të asfaltuar, tregon qartë se pushteti i sotëm
mban peng të politikës një pjesë të shoqërisë së vendit. Është një turp që një
vend që pretendon të trokasë në dyert i BE, të sillet si një çifligar përball
qytetarëve të tij.

Pushteti nuk është kthyer vetëm në një çifligar, por edhe në një vjedhës e
mashtrues të  votës. E themi këtë se ky
pushtet kishte kohë që për katër vjet të çonte ujë dhe korrent për 24 orë, të
shtronte rrugët e pashtruara po të kishte dëshirë dhe vullnet të plotë, duke i
parë hallet qytetarëve vetëm në raste të votimeve parlamentare, duke bërë Pazar
me termin e njohur më jep të jap.

Partitë që nuk janë transparente me vetveten, që nuk luftojnë brenda gjirit
të tyre korrupsionin, që nuk raportojnë publikisht fondet në fushata
elektorale, janë parti të tipit O Mete, merr për vete.

Abuzimet e ndryshme në kurriz të popullit tregojnë se politika e sotme ka
një ngritje profesionale në premtime dhe mashtrime, përball një populli të
vuajtur të çon vetvetiu në pyetje se, a mund të luftohet mashtrimi dhe
korrupsioni nga njerëz të korruptuar?…

Një tjetër kryetar partie premton se do të hapë 300.000 vend te reja pune,
duke mos argumentuar konkretisht se ku do ti hapë dhe në çmënyrë. Premtimet e ethshme
për pushtet kalojnë edhe kufijtë e vendit tonë. Që të premtosh nuk do të thotë
që të mashtrosh…