Koncesionet do pushtojnë 22 kala në Shqipëri, mbi bedenat e tyre do të dalë “tymi i qofteve”

1499
Përparim HALILI
Ministrja e Kulturës, me “bekimin” e kreut të Rilindjes, po zhvillon fushatë për vota me premtime për licencat e tyre
Gjithë zonat e vendit, të cilat kanë kala, qendra historike, parqe kombëtare e lokale, kulturore e natyrore të njohura si vlera turistike, prej 1 muaj e veçanërisht në këto ditë para 25 qershorit të votave parlamentare, po zhurmojnë nga premtimet elektorale, për të dhënë me koncesion këto vlera turistike, ku në qenar të premtimit është joshja për dhënien me qira afatgjata të kalave historike. nën maskën e administrimit për të mos u shkatërruar! këtë sinjal premtimi e dha edhe “krye-rilindësi” Edi Ram në një takim elektoral në Tepelenë, duke thëne se pas 25 qershorit do të ndërhyhet edhe në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës” e cila sipas tij, që të ketë vizitorë duhet futur në eficencë! Këto premtime, po i bën në qarkun Gjirokastrës edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kandidate për deputete e “Rilindjes” në këtë zonë e cila po kërkon vota, duke folur për administrimin me koncesion të Kalasë “Argjiro” në Gjirokastër e të kalave të tjera në Libohovë, Përmet e Tepelenë, ku këto objekte historike janë të shumta! E përveç premtimeve për dhënie kalave me koncesion, po bëhen premtime edhe për dhënien e qendrave të tjera kulturore të çdo lloji, tek qendrat arkeologjike, që në zonën e Jugut janë të shumta me vlera të mëdha turistike! Kujtojmë, që ministrja e Kulturës Kumbaro, ka qenë nismëtare e projektit për dhënien e kalave me koncesion, projekt të cilin e nisi me koncesionin e Kalasë së Lezhës, duke dhenë lejen për ta kthyer atë edhe në tezga mallrash, në motel, gjellëtore e qebaptore! Vetë “Rilindja”, në vitin 2012 denoncoi projektin e dhënies me qira të kalave, monumenteve të kulturës, parqeve kombëtare, objekteve e vendeve historike. Por pas ardhjes në pushtet më 2013-ën, nuk e anuloi këtë projekt këtë projekt, por nisi ta zbatonte vetë. Ka shumë reagime në lidhje me këtë skandal, që kthen kalatë dhe monumentet e kulturës objekte fizike e natyrore në qebaptore, hotele, restorante e motele, parkingje makinash, pika lavazhi, tregje perimesh, depo mallrash me shumicë e në çdo lloj biznesi tjetër, që do t’u interesonte koncesionarëve. Burime nga shtabi elektoral i “Rilindjes”, bëjnë me dije se këto premtime po bëhen edhe kandidatët e saj për deputetë në Shkodër, Kukës, Dibër, Burrel, Lezhë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Berat, Delvinë, Lushnjë e kudo ku ka qendra dhe objekte të tilla që shërbejnë për biznes turistik! Po kështu, burime nga brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë me dije, se biznesi i dhënies së kalave e monumenteve të kulturës me qira është rikthyer si projekt e është në fuqi dhe është bërë gati të zbatohet pas zgjedhjeve të 25 qershorit nëse “rilindja” do arrij të ketë në dorë vetëm, gjithë tepsinë e pushtetit! madje, janë bërë gati edhe listat e atyre që do t’i marrin këto koncesione, por gjithçka po tentohet të mbahet sekret. Shqiptarët do të shohin këtë batërdi koncesionesh të reja që do t’u kushtojnë miliarda lekë, vetëm kur mbi bedenat e kalave të dalë tymi i qofteve dhe të dëgjohen ulërimat e të dehurve! Kujtojmë, që mbi dhe brenda shumë kalave të vendit, janë hapur biznese kafenesh, hotelesh, magazinash mallrash me shumicë, diskosh, restorantesh, parkingjesh, në muret të cilave janë ngjitur edhe reklamat e bizneseve! Nuk ka asnjë ndryshim nga propozimi i vitit 2012, të bërë prej Institutit të Monumenteve të Kulturës, përkundrazi janë shtuar edhe 110 qendra dhe objekte të tjerë, që do të jepen me koncesion! 
Ja lista e 22 kalave e qendrave historike, të skeduara për t’u dhënë me koncesion
Kalaja e Beratit
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Delvinës, Sarandë
Kalaja e Këlcyrës, Përmet
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Kepit të Rodonit
Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër
Kalaja e Libohovës, Gjirokastër
Kalaja e Melanit, Gjirokastër
Kalaja e Borshit, Sarandë
Kalaja e Bashtovës, Kavajë
Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë
Kalaja e Kaninës, Vlorë
Kalaja e Plloçës, Vlorë
Kalaja e Peqinit
Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë
Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë
Kalaja e Petrelës, Tiranë
Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë
Hamami i Krujës
Hamami i Durrësit
Hamami i Slatinjës
Sigal