U akuzuan për abuzime me një tender, GJKKO shpall të pafajshëm 7 persona

29
Sigal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshëm 7 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë, për abuzimin me një tender.

Bëhet fjalë për një kërkesë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur më datë 22.11.2021 pranë Gjykatës, me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve me inicialet A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S të cilët akuzoheshin për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi të rrëzonte akuzat për këta persona, duke dhënë edhe arsyet për secilin:

1.Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale.

2. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës N.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Xh.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

4. Deklarimin e pafajshmëm të të pandehurit Y.S, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

5. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E.M, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

6. Deklarimin e pafajshmme të të pandehurës E.H, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit H.K, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.