Koço Brokaa: A do të mendojë kush, për pensionistët që ndjehen të tradhtuar prej pushteteve?!

581
Sigal

 

Postimit të mëposhtëm ne facebook, i bëra
like, jo thjesht për rutinë, se jam kolonjar dhe numri i atyre që  e kishin pëlqyer, kishte kaluar mbi njëmijë
vetë apo komentet ishin mbi 60-të. Ndoshta se pas pak vjetësh do i përkas këtij
grupimi të popullsisë, moshës së tretë?! Por nuk besoj se kjo është kjo arsyeja
 kryesore 
për të bërë like dhe aq më tepër
për të shkruar këto radhë, ndonëse kjo shtresë e gjerë kërkon dhe meriton më
tepër lobim”.






















 

 

Pensionistët e tradhëtuar!

Kryeministri Rama u mburr sot në
parlament, se qeveria do të rrisë me 3% pensionet për vitin e ardhshëm. 

Në Kolonjë llogaritet se 39% e të ardhurave janë nga pensionet. 
Kjo do të thotë, se jo vetëm popullsia është e plakur, por është edhe shumë e
varfër, sepse pensionet janë shumë të ulët dhe akoma më të ulët janë  në fshat. 
Por sa është rritja, për të cilën Rama thotë, se nuk është pak?
Në varësi të pensionit, rritja është nga 2-6 mijë lekë në muaj. 
Po a ka tallje më të madhe se kaq, kur kjo rritje nuk është e mjaftueshme as për
të mbuluar inflacionin?!

Nga ana tjetër  nuk mendoj se i përkas atij grupimi që i mban
iso ankesës, por rrugëzgjidhjes. 

Gjithsesi kur lexon këtë
postim dhe të rastis të dëgjosh emisionin e Bashkim Hoxhës, nuk mund të mos
ndash shqetësimin, se niveli i
pensioneve dhe, sidomos vetmia e pensionistëve
që kanë fëmijët në
emigracion, janë një nga problemet më të mëdha e më të mprehta humanitare dhe
ekonomike të shoqërisë sonë, që kërkon, sa solidarizim, por aq edhe vëmendje për
rrugëzgjidhje. Ndërkohe ky problem anashkalohet. Duke u zgjidhur, çështja e
nivelit të pensioneve, për deputetët, administratën e lartë shtetërore dhe profesoratin,
nëpërmjet skemave suplementare, lobimi
për rrugëzgjidhjet e tij mbetet minimal. Madje në kulmin e zhvillimit të reformës
së pensioneve, në Dhjetorin e 2014, iu dha një goditje tjetër  dërrmuese mirë funksionimit të skemës së
pensioneve dhe këtë here duke u “distancuar” 
nga Ministri përkatës, nga blerja e 
kontributeve 50 lek tufa. Flitet për pagën reale, por nuk flitet për
pensionin real dhe krahasimin e tij me vitin 1990. U përpoqën disa studentë,
duke shkuar në INSTAT të gjenin se sa është rritur pensioni mesatar real aktual
krahasuar me atë të vitit 1990, nëse ky i fundit merret 100%, por nuk mundën ta
siguronin dot. Nëse e di ndonjë nga deputetët e sotëm le t’ia bëjë me dije
publikut, por edhe kolegëve për t’ua argumentuar, se partia politike e tyre, i
përmbahet jo me populizëm alternativës, se kjo shtresë meriton më tepër.
Ndoshta deputetët që kërkuan publikimin e minimumit jetik, do ta publikojnë këtë
tregues dhe minimumin jetik të një pensionisti?! Një arsye tjetër është, se
viti 1990, paralajmëroi se si mund të falimentojë një shtet ekonomikisht e
financiarisht, duke u shoqëruar deri me falimentimin e sistemit, edhe si
rezultat i veprimit të zhbalancimeve midis përfitimeve sociale me efektivitetin
e skemave përkatëse të sigurimeve shoqërore. Për fat të keq kjo nuk merret në
konsideratë dhe vazhdohet të mendohet, se skema “pay as you go” mund të vazhdojë të funksionojë dhe tani kur rritja
e numrit të pensionistëve vazhdon e rritet  kreshendo me 11-12 mijë vetë në vit, kurse  numri i popullsisë në moshë pune po i afrohet
stanjacionit dhe rënies pas 3-5 vjetësh, ndërsa numri i lindjeve dhe popullsia
gjithsej pakësohet. Nga ana tjetër treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar
2014-2019 që kanë në duart e tyre për diskutim deputetët gjatë kësaj jave dëshmojnë,
se në vitet pasues, do të thellohet deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore.
Kjo tregon edhe mprehtësinë sa sociale aq edhe atë ekonomike e financiare, të
diskutimit konstruktiv, jashtë çdo populizmi, amatorizmi për rrugëzgjidhjet,
politizimi por dhe mungesës të të dhënave dhe shifrave të nevojshme. Thellimi i
deficitit të skemës të sigurimeve shoqërore, jo vetëm nuk krijon hapësira për
rritjen e pensioneve, por herët a vonë bën presion për rritjen e deficitit të
buxhetit të shtetit, uljen e investimeve, rritjen e borxhit publik  dhe rritjen e taksave. Ai  kërkon dhe  një zgjidhje të mençur. Zgjidhja nuk është e
lehtë. Sic nënvizohet në librin e Donald 
J. Trump dhe Robert T.  Kiyosaki, “Përse
duam që ti te jesh i pasur” Sot bota jonë përballet me probleme të rënda
financiare. Mjaft prej tyre janë probleme të ndërlidhura, njeri sjell
tjetrin…Shumë prej problemeve të sotme financiare ekzistojnë, sepse nuk i
kemi zgjidhur problemet kur kanë dalë për herë të parë. Në vend që të ngrinin
NI (nivelin e ineligjencës) së popullsisë, u kemi mësuar njerëzve të presin nga
qeveria që t’ua zgjidhë problemet vetjake. Prandaj asnjë prej politikanëve nuk
guxon t’i prekë Sigurimet Shoqërore dhe Kujdesin Mjekësor…ndonëse shumica
prej nesh e dinë që këto programe janë te paracaktuara për t’u shembur”. Çështja
është e drejtpërdrejtë e shtrohet, indeksimi së bashku me rritjen e pensioneve
që do të mishërohet në buxhetin e vitit 2017, do të kufizohen në ritmin e
rritjes prej 3%, apo pensionistet meritojnë më tepër se kaq dhe deputetët e të
gjithë krahëve do të shprehen e votojnë një ritem rritjeje më të lartë, pavarësisht
se qendrimi ndaj miratimit ose jo i buxhetit të shtetit në tërësi është i
ndryshëm?! Natyrisht nuk është vetëm niveli i ulët e pensioneve, ai që e
justifikon rritjen e këtij ritmi. Sipas 
publikimit më të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, rezulton
së gjatë periudhës 9 mujore Janar-Shtator 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë
të vitit 2015, të ardhurat nga kontributet në terma absolute  janë 8796 milion lekë ose me një ritëm rritje
prej 18 %. Ndërkohë shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore ka qenë vetëm
3380 milionë lekë, Me një suficit shtesë të realizuar në masën e 5416 milionë
lekëve, mundësohet një rritje më e madhe e pensioneve. Rritja e të ardhurave të
sigurimeve shoqërore është në radhë të parë efekt i formalizimit të ekonomisë,
sidomos në fundin e vitit të kaluar dhe ka ndodhur edhe në kushtet e pakësimit
të kontribuesve që janë subjekt i ISSH, gjatë 9 mujorit Janar-Shtator 2016.
Efektet e formalizimit, në fund të vitit të kaluar  janë shfaqur në mënyrë më të plotë gjatë këtij
viti. Atëherë mbi bazën e shtesës së të ardhurave të sigurimeve shoqërore për
vitin 2016, le te pasqyrohet e të mbartet kjo shtesë në rritjen e  pensioneve gjatë vitit të ardhshëm. Një mase
e tillë do të rriste fort, mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e thellimit të
formalizimit në vitet e ardhshëm. Ndërkohë sentenca e përdorur rëndom nga forca
të ndryshme politike, për politika ekonomike sociale në dobi të qytetarëve dhe
jo të grupeve të caktuara, nuk do mbetej vetëm  një parullë shterpë e luftës aktuale politike,
po do ishte mishërim i alternativave reale qeverisëse dhe i garës së tyre. Para
kësaj situate deputetët e të gjithë forcave politike kanë rastin të shprehin qëndrimin
e tyre  personal real ndaj pensionistëve,
se ata do të votojnë një ritëm rritjeje prej 3 % apo me tepër, gjë që e mundëson
shtesa e të ardhurave nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2016. Një faktor tjetër
në dobi të rritjes të të ardhurave është fakti, se sipas Aktit normativ të Buxhetit
2016, stoku i borxhit për vitin 2016 në terma absolute, parashikohet të jetë
1 089
502 milionë lekë nga 1 105 514 milionë lekë, të parashikuar në buxhetin
fillestar të 2016 ose me një ulje prej
16 miliardë e 12
milionë lekë, kryesisht si rezultat i parashikimit për një rritje të borxhit të
garantuar për vitin 2016