KMSH: Të jepet drejtësi për grupin e imamëve të akuzuar për terrorizëm

560
KMSH ka reaguar “zëshëm” ndaj një çështje mjaft të ndjeshme, e cila lidhet me të akuzuarit për nxitje përmes predikimit për kryerje të krimeve terroriste dhe për rekrutim personash që nisen drejt Sirisë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet se këtë çështje e ka ndjekur me shqetësim të madh, ndërsa nënvizon faktin se nuk është palë në këtë proces gjyqësor, i cili po zhvillohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. 
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, KMSH përgjigjet mjaft qartë duke theksuar se mbi të gjitha drejtësia është thelbësore dhe se ajo nuk duhet të vonojë, kjo për ti dhënë zgjidhje përfundimtare një çështje e cila duket se po zvarritet. Përmes një njoftimi për mediat, KMSH shton se siguria njerëzore nuk mund të realizohet pa sundimin e ligjit dhe pa një gjykim të drejtë e të paanshëm. Me një apel të hapur, KMSH shpreson që ky proces gjyqësor të përfundojë sa më shpejtë dhe në themel të tij të prevalojë e drejta dhe ligji, duke pasur besimin e plotë se askujt nuk do t’i bëhet as padrejtësia më e vogël.
Sigal