KLSH, sot takim informues për auditimet

133
Në zbatim të objektivit strategjik, për forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe median dhe në bashkëpunim me projektin e USAID-it: “Transparenca në sistemin shëndetësor”, Kontrolli i Lartë i Shtetit fton në një takim informues për Auditimet e KLSH-së, të realizuara gjatë vitit 2017, me fokus në sistemin e shëndetësisë, Programin e Auditimeve të vitit 2018 në sektorin e shëndetësisë si dhe për bashkëpunimin e frytshëm të KLSH-së me Organizatat e Shoqërisë Civile. Takimi do të mbahet më 28 shkurt 2018 , ora 10.00, në Zyrat e reja të KLSH-së (Rruga “Abdi Toptani”, Nr.1, Tiranë), në sallën e konferencave, kati II.