Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një person i plagosur. Dalin detajet e para

362
Sigal

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Radhimës në Vlorë.

Të shtënat kanë ndodhur këtë paradite, kur dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Sipas të dhënave të para dy persona janë zënë me sende të forta ku për pasojë është plagosur një prej tyre.

Mësohet se më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.